HomeAktualitet"Credins Bank sjell Google Pay – Paguaj shpejt, sigurt!"/Marsela Kushta flet për...

“Credins Bank sjell Google Pay – Paguaj shpejt, sigurt!”/Marsela Kushta flet për teknologjinë e avancuar në bankingun modern dhe shpjegon Google Pay, një hap drejt inovacionit për klientët

spot_img

Credins bank, me një histori të gjatë inovacioni në sektorin bankar shqiptar, vazhdon të jetë lider në integrimin e zgjidhjeve digjitale. Në një hap me teknologjinë dhe kërkesat e tregut financiar global, prezantimi i Google Pay, konfirmon edhe një herë përkushtimin e bankës, për të ofruar shërbime inovative, për të ndihmuar klientët të përfitojnë nga përparësitë e teknologjisë moderne, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre me zgjidhje fleksibël.

Në një intervistë ekskluzive për revistën Business Magazine, zv. Drejtoresha e Departamentit të Kartave dhe Koordinatorja e Projekteve, e Credins Bank, znj. Marsela Kushta thekson ambicien dhe vullnetin e bankës për të sjellë për klientët e saj këtë shërbim inovator, falë edhe bashkëpunimeve me partnerë strategjik dhe të rëndësishëm ndërkombëtarë si: Google, Visa dhe Mastercard.

Çfarë është Google Pay dhe si funksionon?

Google Pay është një eksperiencë unike pagesash, e thjeshtë, e sigurt, e shpejtë dhe mbi të gjitha “cool”. Konceptuar në formën e një portofoli digjital, i cili ofron lehtësi të jashtëzakonshme për përdoruesit, ky shërbim i lejon klientëve të regjistrojnë kartat Credins Visa dhe Mastercard, në Google Wallet (portofolin virtual) dhe të kryejnë pagesa të shpejta e të sigurta nëpërmjet telefonave Android apo edhe pajisjeve të tjera të të njëjtit sistem Android, të tilla si ora smart duke eliminuar nevojën për karta fizike.

Cilat janë funksionalitetet kryesore të Google Pay dhe si ndryshon nga pagesat tradicionale me kartë?

Google Pay është një alternative më moderne ndaj pagesave tradicionale, duke kombinuar komoditetin dhe teknologjinë e avancuar për një përvojë më të mirë përdorimi. Ndër funksionet kryesore të Google Pay mund të përmendim:

  • Kryerja e transaksioneve pa kontakt. Ndryshe nga pagesat tradicionale me kartë, përmes GPay përdoruesit mund të kryejnë transaksione në terminale të ndryshme POS/ATM duke përdorur telefonin e tyre, apo edhe pajisje të tjera, të tilla si ora smart, duke eliminuar nevojën për karta fizike.
  • Lehtësim në pagesat online dhe në aplikacione duke eliminuar nevojën për të vendosur manualisht të dhënat e kartës dhe kursyer kohë gjatë blerjeve në internet.
  • Siguria. – Google Pay ofron një nivel të shtuar sigurie përmes teknologjisë së tokenizimit për të siguruar që informacioni i kartës origjinale të mos transmetohet dhe shton elementë sigurie përmes identifikimit me PIN, gjurmë gishti ose skanim të fytyrës.
  • Shpejtësia. – Çdo klient kursen kohë përgjatë blerjeve, duke eliminuar vendosjen e të dhënave të kartës. Tani me vetëm një lëvizje të telefonit ose orës smart mund të kryen pagesa në dyqane online apo përmes aplikacioneve.
  • Menaxhimi i kartave. – Përdoruesit mund të regjistrojnë në Google Wallet të gjitha kartat Credins që kanë në përdorim, pa kufizim, duke përcaktuar një kartë parësore ose duke përzgjedhur se cilën kartë do të përdorin në momentin e pagesës.
  • Menaxhimi i transaksioneve – Përdoruesit pas çdo veprimi të kryer njoftohen nga aplikacioni në kohë reale dhe mund të aksesojnë historikun e transaksioneve në Google Wallet.

Përse klientët e Credins Bank duhet ta zgjedhin këtë shërbim?

Klientët e Credins bank mbi të gjitha nuk kanë kosto shtesë për të përdorur Google Pay. Përdorimi i këtij shërbimi është pa pagesë dhe ofrohet si pjesë e shërbimeve tona për të rritur komoditetin dhe inovacionin. Çdo klient që zgjedh Google Pay bëhet pjesë e një eksperience pagese unike, pasi kartat VISA & Mastercard në formë digjitale mund ti kenë gjithmonë me vete, pa trysninë e problemit të harresave të kartave në shtëpi, rëndesën e portofolit, etj. Mundësia e përdorimit/aksesimit të GPay brenda dhe jashtë vendit. Ky është një shërbim ekskluziv që e ofron tashmë edhe Credins dhe çdo klient i bankës biznes apo individ ka mundësinë e integrimit me aplikacionin e Credins bank që lejon klientët të menaxhojnë financat e tyre në kohë reale dhe mënyrë të përmirësuar.

Si funksionon teknologjia e tokenizimit dhe si e garanton ajo sigurinë e transaksioneve të klientëve?

Siguria është prioriteti ynë kryesor në ofrimin e këtij shërbimi. Ne kemi respektuar dhe përshtatur me profesionalizëm kërkesat e bashkëpunimit me Google në perdorimin e teknologjise të avancuar, për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale të klientëve tanë me anë të sistemit të tokenizimit. Teknologjia e tokenizimit zëvendëson informacionin e kartës së klientit me një “token” unik. Kjo do të thotë se edhe në rastet kur të dhënat e transaksionit komprometohen, informacioni real i kartës nuk ekspozohet. Me enkriptim të të dhënave dhe teknologji të avancuar të mbrojtjes, çdo transaksion është plotësisht i sigurt.

Cilat janë hapat që duhet të ndjekë një klient për të aktivizuar Google Pay në pajisjen e tij?

  • Fillimisht çdo kartëmbajtës Visa & Mastercard i Credins bank duhet të shkarkojë aplikacionin Google Wallet në Play Store, i aksesueshëm në të gjithë telefonat me sistem Android.
  • Më pas procedohet me regjistrimin e kredencialeve të kartëmbajtësit dhe të të dhënave të kartës/ve Credins brenda aplikacionit, duke ndjekur hapat sipas udhëzimeve.
  • Procesi përfundon me vendosjen e kodit të sigurisë (OTP – One Time Password) i cili dërgohet me mesazh, në numrin e telefonit që klienti ka regjistruar në të dhënat bankare. Me vendosjen e kodit unik të gjeneruar, i cili është personal, kryhet aktivizimi i kartës në Google Wallet, e vlefshme për të kryer pagesa pa praninë fizike të kartës.
  • Aktivizimi i komunikimit NFC në telefon Android, duke dakortësuar përdorimin e kartës nëpërmjet kësaj teknologjie, është një hap i domosdoshëm për të mundësuar komunikimin ndërmjet pajisjeve dhe funksionimin e këtij shërbimi.

Pas përfundimit të këtij procesi çdo klient i Credins bank është gati për të përdorur Google Pay dhe për të kryer pagesat. 

Çfarë mbështetje ofron Credins bank për të ndihmuar klientët të përdorin këtë shërbim në mënyrë të suksesshme?

Nisur nga slogani ynë Personalisht për ty, edhe për këtë shërbim jemi përpjekur të kemi suportin maksimal të personalizuar për çdo klient, në mënyrë që çdokush të ketë një eksperiencë sa më pozitive të shërbimeve tona digjitale. Credins bank ofron udhëzime të detajuara përmes kanaleve tona online, mbështetje teknike me nje ekip të specializuar për të asistuar klientët në çdo hap të procesit, në mënyrë që të aktivizojnë GPay në kohë reale. Fushata informuese, aktivitetet edukative, publikime të larmishme në rrjetet sociale dhe mediat klasike, janë një tjetër komponent i fuqishëm që Credins bank ka ndërmarrë përmes një strategjie profesionale dhe specifike të vazhdueshme. Nëpërmjet shërbimeve të personalizuara dhe teknologjisë së fundit, Credins vazhdon të ndihmojë klientët të përmbushin nevojat e tyre financiare me besueshmëri dhe përkushtim. Për të gjithë ata që kërkojnë eksperienca të veçanta dhe të përfitojnë nga prakticiteti i teknologjisë moderne, Google Pay është tashmë shërbimi ynë me i fundit që i përshtatet të ardhmes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular