Momenti i tragjedisë ajrore që tronditi Filadelfian këtë fundjavë është publikuar në rrjete sociale.
Siç duket edhe nga pamjet avioni mjekësor është rrëzuar në një zonë të banuar mbi banesa, e për rrjedhojë ka shpërthyer në flakë.
Pas rrëzimit të avionit, raportohet se shumë banesa në zonë morën flakë.
Avioni mjekësor që po transportonte një paciente 12-vjeçare, nënën e saj dhe katër persona në ekuipazh u rrëzua në një lagje të Filadelfias rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke shpërthyer në flakë.
Aksidenti ajror ndodhi pas orës 18:00 të së premtes, 31 janar 2025, pranë kryqëzimit të bulevardit Roosevelt dhe Cottman Avenue.
Sakaq numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin për shkak se vendi ku ka ndodhur ngjarja është zonë e populluar.
Deri më tani e vdekur është konfirmuar pacientja 12-vjeçare, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet nga momenti në moment.