HomeUncategorizedMiratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore! Kushtet...

Miratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore! Kushtet për të përfituar dhe kush përjashtohet

spot_img

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, merr “OK”-in ligji për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa e ish-ndërmarrje shtetërore, pa dokumente e kosto shtesë.

Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, ish-kooperativat bujqësore apo ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç deri në momentin kur janë shuar ish-kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore. Sipas ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe, nga ky ligj parashikohet të përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë. Sipas tij, me këtë nismë, qeveri apo korrigjon një padrejtësi historike.

“Jemi duke korrigjuar një padrejtësi historike dhe me aksionin kundër informalitetit në tregun e punës, jemi duke korrigjuar një tjetër padrejtësi që ndikon drejtpërdrejt te mirëqenia e 730 mijë pensionistëve”,  tha Gonxhe në diskutimin maratonë në Kuvend.

LIGJI

Ligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ishndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore” ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datë 1.10.1993, data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 7703/1993; në ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, data e hyrjen në fuqi e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar.

Përmes tij, synohet që të mundësohet njohja e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha mundësohet përfitimi i e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.

Siç edhe citohet në relacionin e projektligjit, dokumenti në fjalë synon Njohjen e të drejtave të fituara, por të padokumentuara dhe rrjedhimisht njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht; Eliminimin e shpenzimeve gjyqësore për përfituesit dhe shmangien e proceseve gjyqësore dhe ankimimeve në komisionet rajonale dhe qendrore të ISSH; Përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social dhe në finale rritjen e mirëqenies së pensionistëve nëpërmjet përfitimit të pensioneve më të larta.

KUSHTET

Njohja si periudhë sigurimi për qytetarët që kanë punuar në ish-kooperativa, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune mund t’i njihen vitet e punës, por me kushtin që gjatë periudhës së deklaruar qytetari të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ish-kooperativë bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, do të jetë sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.561, datë 12.8.2005 “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”.

Për ish-ndërmarrjet shtetërore, kërkuesi i njohjes së viteve të punës duhet të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin/† ish-Ndërmarrja Bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, ish-ndërmarrje bujqësore, ish-kooperativa bujqësore, në detyra/funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit, se periudhat që njihen me kërkesën e përfituesit ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi.

Njohja e periudhave të punësimit bëhet:/ † për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim;/† për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në ISSH, apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji./† Brenda tre muajsh, ISSH duhet të/† miratojë listën/† e/† ish-kooperativave/† bujqësore dhe ishndërmarrjeve bujqësore sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit./† Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.

NJIHEN SIGURIMET SHOQERORE NE:

  • Institucionet dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7703/1993, datë 1.10.1993.
  • Ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar.
  • Ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, data e hyrjen në fuqi e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar.

TRI PIKAT ZBATOHEN:

  • Për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim.
  • Për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në ISSH, apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular