HomePolitikeDisa minuta shi e kthejnë Vlorën në “Venezia”. Investimet fasadë kanë bërë...

Disa minuta shi e kthejnë Vlorën në “Venezia”. Investimet fasadë kanë bërë që ky qytet të kthehet në këtë gjendje

Advertismentspot_img

Fjala e Bujar Leskajt më dt.31 Janar 2025, në Kuvendin e Shqipërisë.

Është për të ardhur keq, që sa herë ka rreshje shiu, qofshin këto me intensitet të ulët, të mesëm, apo të lartë, mjaftojnë disa minuta për t’a kthyer qytetin e Vlorës në “Venezia”, në një pellg të madh uji, ku dhjetra rrugë, rrugica, kryesore e dytësore, nëpër dhjetra lagje të gjenden nën uji, duke dëmtuar banorë, biznese e bërë jofunksionale infrastrukturën rrugore në qytetin e Vlorës.

Është kthyer në një ligj të pashkruar “ sa herë ka rreshje shiu, mjaftojnë pak minuta, që Vlora të bëhet e pakalueshme”, akoma më keq kur këto rreshje vazhdojnë për disa orë, dëmet që shkakton prezenca e ujit prekin qindra banorë e bëjn dhjetra milione lekë dëme”.

Edhe dje, me pak minuta shi Vlora u bë e pakalueshme, pamjet e së cilës të bëjnë të ndihesh keqardhje për një qytet të bekuar siç është ajo vet.

E si është e mundur që sa herë ka shi, të jetë e njëjta panoramë, të jenë të njëjtat pasoja?!

Shume herë instancat, qoftë Bashkia, Emergjencat Civile apo institucione të tjera, artikulojnë se fajin e kanë rreshjet.

Është bërë më shumë se sa qesharake dhe shumë bajate, që ky artikulim formalizohet në çdo shkresë e përgjigje nga institucionet përgjegjëse, që janë të lidhura me menaxhimin urban e infrastrukturor të qytetit.

Përgjigja është një dhe e vetme:

-Investimet e fasadës kanë bërë që ky qytet të kthehet në këtë gjendje sa herë që ka rreshje.

Gjithë rrjeti I kanalizimeve është I amortizuar, sepse për to asnjëherë nuk I është kushtuar një vëmendje e veçantë teknike, por tenderimet e të ashtuqujtura investime për menaxhimin e tyre, kanë qenë thjesht tenderime korruptive dhe mjaftojnë pak minuta shi që ta deshmojë.

Hidrovori I qytetit, edhe ky po aq I keqmenaxhuar e abuzuar me të, kapaciteti përpunues I të cilit është në kufijtë e minimales, duke e lënë Vlorën për çdo minutë shi nën pushtetin e ujit .

Nuk janë dhjetra raste, por është bërë historik tashmë, që nëse ka shi, Vlorën e ke në mënyrë direkte nën uji .

-Së dyti, dua të trajtoj protestën e një grupi të nderuar punonjësish në dyert e institucionit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, është një tregues tjetër, që lidhet direkt e indirekt me situatën kaotike që kalon Vlora sa herë që ka shi.

Kjo ndodh, sepse ky institucion është kthyer në një vendburim pagash elektorale e punësime qokash, ku në organik janë të vendosur njerëz e individë që kanë të shënuar vetëm emrin, për të marrë pagën e shkuar në punë vetëm për të firmosur në borderonë e institucionit, duke përbërë një shkelje të rëndë ligjore dhe puna të kërkohet vetëm nga një pakice punonjësish.

Kjo bën që shumica e punonjësve mos t’i përgjigjen realitetit ashtu siç duhet të jetë, por janë aty vetëm si vota elektorale për sektin e Rilindjes.

Punëtorët e drejtë, të përkushtuar, ata mbi të cilët bie e gjithë barra e menaxhimit teknik të rrjetit të ujësjellës-kanalizime, nuk marrin as trajtimet bazë nga ky institucion.

Paga qesharake, poshtë minimales, mos njohja e vështirësisë së punës, mosnjohja e orëve shtesë e orëve të punës gjatë fundjavës, të parashikuara nga Kodi I Punës, si përgjegjësi e detyrim ligjor që institucioni ka ndaj tyre, mungesa e bazës material në shërbim të punës që ata kryejnë, janë realitet tjetër brenda Ujësjellës Kanalizime Vlorë, si institucion I keqmenaxhuar, fund edhe krye.

Këto shkelje, të lidhura me njëra-tjetrën, bëjnë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë I cunguar dhe rezultantja të jetë ajo pamje e trishtë, e kthimit të Vlorës në pellg uji, sa herë që ka rreshje shiu.

Kujtojmë përmbytjet e Tetorit 2024, ku si pasojë e mos marrjes së asnjë mase, kanale kulluese të bllokuara, hidrovori jofunksional, kanalizimet te amortizuara, papërgjegjshmëri institucionale, Vlora u përmbyt më keq se çdo herë tjetër.Dhjetra biznese, banesa, lagje, banorë u dëmtuan, ku dëmet materiale I kaluan kostot qindra mijëra euro.

Por çuditërisht Bashkia përcaktoj vetëm një vlerë shumë të vogël, shumë të kufizuar dhe ende sot ka familje që nuk janë dëmshpërblyer, qoftë me atë dëmshpërblimin minimal; ka familje që nuk janë trajtuar fare, sikurse dëmi në biznese u shumëzua me zero.

Shënim:

Në seancë pasardhëse do diskutoj për mungesën e investimeve dhe vëmendjes institucionale në njësitë administrative në Bashkinë Vlorë dhe Selenicë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular