HomeSportVIDEO/Tre gola të anuluar dhe tre shtylla, Interi dominon por barazon në...

VIDEO/Tre gola të anuluar dhe tre shtylla, Interi dominon por barazon në derbin me Milanin vetëm me golin dramatik në shtesë

Advertismentspot_img

Milani dhe Interi janë ndarë në barazimi 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave.

Zikaltrit ishin ata të cilët dominuan sfidën, duke kërkuar më shumë golin teksa panë t’u anuloheshin dy të tillë në pjesën e parë.

Nga ana tjetër, Milani ishte në pritje të momentit të duhur dhe e gjeti atë me Reijnders në minutën e fundit të pjesës së parë për të siguruar avantazhin.

Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me Interin kërkues që pa t’i anulohej një tjetër gol, ndërsa me radhë goditi shtyllën me Bisek, Turam e Dumfris.

Por në fund, edhe zikaltrit ia dolën të festonin, kur në shtesë De Vraj shënoi golin e barazimit, duke bërë që ky derbi të paktën të mos mbyllej me humbje.

MILAN-INTER 1-1
45′ Reijnders / 90’+3′ De Vraj

Me këtë rezultat, ekipi i Inzaghit është në vendin e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Milan është në vendin e tetë me vetëm 35 pikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular