Punonjesit e Bashkise Kamez i jane pergjigjur pozitivisht ftese se Kryqit te Kuq duke dhuruar gjak. Ky nuk eshte viti i pare, pasi çdo vit stafi i Bashkise dhe Ndermarrjeve te vartesise kane qene te gatshem per te dhene kontributin e tyre per et qene ne ndihme te personave qe kane nevoje per gjak.
“Dhurimi i gjakut shpëton jetë. Falenderim të veçantë për çdo punonjës të Administratës së Bashkisë Kamëz, që iu përgjigj pozitivisht ftesës për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të çdokujt që ka nevojë jetike Dhuro gjak, dhuro jetë!” – thuhet ne statusin FB te Bashkise Kamez.




















