HomeUncategorizedBabai v*au djalin/Flet bashkëshortja e viktimës: Vjehrri ishte problematik kur pinte! Kunata...

Babai v*au djalin/Flet bashkëshortja e viktimës: Vjehrri ishte problematik kur pinte! Kunata donte gjysmën e shtëpisë dhe aty nisi sherri..

spot_img

Bashkëshortja e Asim Gjonit, Trëndafile Gjoni ka folur sot në “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë, ku vjehrri i saj qëlloi për vdekje djalin e tij pas një konflikti mes tyre. 

Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj ishte një njeri punëtor dhe aspak i dhunshëm, por nga ana tjetër, përshkroi vjehrrin, Hekuran Gjonin si problematik, kur pinte alkool.  

Mes të tjerash, ajo ka fajësuar kunatën e saj, motrën e vogël të Asimit, si shkaktare të konfliktit, pasi sipas saj, ajo kërkonte të merrte gjysmën e shtëpisë së tyre.

“Unë nuk kam qenë atë ditë në shtëpi, isha me koleget e punës në Strugë. Fëmijët ishin tek prindërit e mi. Më ka marrë vajza e kuantit dhe më ka thënë ka ndodhur një aksident. Burri më ka përcjellë tek furgoni që do iknim. Do shkonte tu çonte fëmijëve briosha dhe pastaj do shkonte në punë. Mua më kanë thënë vetëm që duhet të kthehesha pasi ka ndodhur një aksident.

Ngjarjen e vërtetë e mora vesh nga mediat. Në ngjarje më kanë thënë që kanë qenë të pranishëm motra e tij, babai dhe burri im. Si familjarë kanë pasur marrëdhënie të mira, por jo me vajzën e vogël, kunata e vogël. Këtu jetoja me burrin dhe fëmijët, shtëpinë e kemi ndarën ë dy pjesë, në pjesën tjetër jetonin prindërit e burrit.

Para 3 ditësh, vjehërri më ka kërkuar letrat e shtëpisë sepse do që pjesën e tij t’ia kalojë vajzës. Nuk e vë në dyshim që shkak i sherrit është kunata e vogël. Vjehërri ka pirë gjithmonë, ka qenë dhe i dhunshëm, kur pinte bëhej agresiv me këdo, me fqinjët, me vëllazëri, ka qenë problematik kur pinte.

Burri im nuk ka dashur t’ia japë letrat e shtëpisë, kanë agravuar gjërat dhe ka ndodhur çfarë ka ndodhur më pas. E pranishëm ka qenë dhe nëna e Asimit. Kunatën e vogël nuk e di ku është, thonë që ndodhet në spital se është goditur gjatë sherrit. Thonë se është goditur nga burri im. Nuk është se burri im me motrën e vogël ka pasur konflikt këto kohët e fundit. Por 10 vite m parë po. Motra e tij ka disa kohë që është kthyer këtu të jetojë në shtëpi. Ajo është martuar 3 herë dhe është ndarë. Ka dy djem të cilët i mban babai i tyre. I ka marrë disa herë, njërin e ka vjehërri im tani, ndërsa tjetri është me babain e vet.

Motra e vogël donte gjysmën e shtëpisë dhe prindërit herë-herë, ishin dakord. Ajo i ndikonte sa herë vinte. Burri im nuk ka pasur asnjëherë probleme me prindërit, vetëm sa herë vinte motra e vogël Ajo e ka futur në sherr dhe me vëllezërit e tjerë. Burri im nuk ka pirë kurrë, nuk ka ardhur kurrë i dehur, kam 20 vite me të. Mund të pinte një gotë por nuk agravonte. Ai nuk ishte kurrë i dhunshëm, bënte shumë për njerëzit. Punonte me skela. Nuk donte t’i linte fëmijët me ngatërresa. Nuk dua që mundi i tij të hidhet poshtë. Motra e vogël nuk logjikonte dhe i ati e mbështeste atë. Fëmijët e kanë marrë vesh ngjarjen nga rrjetet sociale. M’i kanë lexuar fjalë për fjalë, ata e dinë çfarë ka ndodhur.

Nuk po mendoj për të ardhmen, po mendoj vetëm pse burri im iku në atë mënyrë. Nuk ishte ai për tu futur në tokë.”– tregoi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular