HomeKronikeTjetër plagosje në Korçë, dy persona të maskuar me kapuç sulmojnë me...

Tjetër plagosje në Korçë, dy persona të maskuar me kapuç sulmojnë me thi*ë një 29-vjeçar

spot_img

Pa kaluar ende 24 orë, një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen 2 të qytetit të Korçës.

Policia thotë se një 29-vjeçar është paraqitur në spital i plagosur, ndërsa autorë dyshohet se janë dy persona ende të paidentifikuar.

Nga deklarata paraprake e të riut bëhet e ditur se personat kanë qenë me kapuç në kokë dhe nuk ka mundur dot t’i identifikojë.

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar po në qytetin e Korçës u plagos me thikë Kostandin Ziu, 26 vjeç. Autori i kësaj ngjarje është 22-vjeçari me iniciale J.R.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular