HomeRajoniNetanyahu: Do ta eliminojmë Hamasin dhe do t’i kthejmë pengjet! Ky është...

Netanyahu: Do ta eliminojmë Hamasin dhe do t’i kthejmë pengjet! Ky është urdhri dhe ne do ta bëjmë këtë

spot_img

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të shtunën, se Izraeli “do ta eliminojë Hamasin dhe do t’i kthejë pengjet”.

“Ky është urdhri. Dhe ne do ta bëjmë këtë”, ka qenë zotimi i Netanyahut, që u publikua përmes një videomesazhi drejtuar popullit të tij, menjëherë pas lirimit të tre pengjeve izraelite në Gaza në këmbim me 183 palestinezë të burgosur nga Izraeli, shkruan Le Monde.

Deri në fund të marrëveshjes së armëpushimit pritet të lirohen 1900 të burgosur palestinezë nga Izraeli.

Hamasi deri më tani ka liruar gjithsej 16 pengje izraelite si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, nga 33 gjithsej të premtuar. Tetë nga 33 janë të vdekur, sipas qeverisë izraelite.

Pas lirimit të tre pengjeve të shtunën, Hamasi vazhdon të mbajë 73 persona të rrëmbyer nga Izraeli më 7 tetor 2023, nga gjithsej 251 të rrëmbyer fillimisht. Tre pengje të tjera, të cilët janë mbajtur që nga viti 2014, janë ende në Gaza.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular