HomeAktualitetSKENARËT për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Veliajt

SKENARËT për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Veliajt

spot_imgspot_img

Për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte në një vizitë në Shkodër.
Kjo e ka detyruar kryeministrin të ndërpresë vizitën në qytetin verior dhe të kthehet me urgjencë në Tiranë.
Burime nga Partia Socialiste thanë për Top Channel se nuk pritet ndonjë vendim politik nga kryeministri Edi Rama, deri në daljen përpara gjykatës të Erion Veliajt në 48 orët në vazhdim, ku do të shqyrtohet masa e dhënë “arrest me burg”.

Si do të vijojë qeverisja e bashkisë së kryeqytetit?

Skenari i parë, Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit një prej dy nënkryetarëve.
Skenari i dytë, këshilli bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin një prej dy nënkryetarëve.
Por, kjo situatë drejtimi me nënkryetar nuk vijon pafundësisht.
Neni 62 i ligjit për pushtetin lokal parashikon se kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj, atëherë propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak. E më pas vendimi merret prej Këshillit të Ministrave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular