HomeOP EDÇfarë po kërkon të fshehë Rama

Çfarë po kërkon të fshehë Rama

spot_img

NGA LUÇIANO BOÇI

Rama është paraqitur i shfazuar në daljet e tij publike pas arrestimit të Erion Veliajt. Bën të revoltuarin e të paditurin për ngjarjen e bujshme. Ka sulmuar publikisht atë që ka “pjellë” vetë, sipas tij. Mundohet të shfaqet si duarjashtë dhe si “i prekur thellë” me atë që i ka ndodhur Erionit. Por gjithmonë ka një por!

-Por a ka  “bir nëne e bir…” ta besojë se Rama nuk kishte dijeni për arrestimin e Erionit, ndërsa argumentat tregojnë që ai është arkitekti i këtij arrestimi për këto vepra penale, e jo për inceneratorin e 5D ku ai vetë është kokë e këmbë brenda?!

-A ka mundësi që njeriu që kontrollon me patronazhim e spiunim së çfarë hanë shqiptarët, çfarë flasin, ku e si flejnë, mos dinte gjë për arrestimin?!

-A ndodh që njeriu që bëri e komandoi vettingun e prokurorëve e gjyqtarëve, që kontrollon SHISH, Policinë e çdo OJF e çdo organizatë llafesh mos kishte dijeni?!

-Pse bën Rama sikur ky arrestim ishte një rrufe në qiell të pastër, kur Nesti Angoni është në Kryeministri?!

Pra çfarë po fsheh Rama?!
-Po spostimin politik të Veliajt nga drejtimi i fushatës pse Rama tashmë e kishte realizuar?! Rama po fsheh thjesht prishjen e kartave e renditjen e re të tyre.

Ai Erionin e kishte projektuar për burg prej kohësh dhe këtë e di gjithë bota.

-E kishte projektuar së pari për të shpëtuar veten nga afera e inceneratorëve.

-Së dyti për të humbur zgjedhjet mundësisht pa rivalitet politik që do mund ta largojë nga drejtimi politik i PS.
-Së treti për ta shitur Erionin si vëllanë e vërtetë të Aleks Sorrosit e shkakun e lidhjes së tij me Soros. -Së katërti për t’u shitur pak si antisorosian para frymës së re amerikane.

-Së pesti për të luajtur para opinionit kombëtar e ndërkombëtar lojën e drejtësisë së pavarur që gjoja ai nuk e përdor kundër burgosjes së opozitës. Njeherazi që ka për qëllim përdorimin e saj të mëtejshëm për fushatë elektorale.

Rama e donte domosdoshmërisht Erionin në burg!
Thjesht fare thjesht lëvizi datën: para zgjedhjeve me atë pas zgjedhjeve! Kjo ishte dilema shekspiriane e Ramës se fatin ia kishte gdhendur me kohë. E përdori Erionin jo vetëm “për të la e për të pastru” por dhe me futjen në burg.

Zhvendosja e kohës së arrestit erdhi për shkak të ardhjes pranë PD të strategjistit të Trump LACIVITA dhe deklaratave të tij shokuese. Paniku i lajmit e frymës që u instalua pas kësaj ardhje e bëri Ramën të nxitojë “shitjen” e parashikuar të Veliajt më shpejtë se ç’e mendonte Veliaj.

Përdryshe një pyetje tjetër e thjesht?
-Pse nuk zhvendos ai arrestimin e Becit të Shkodrës para zgjedhjeve për korrupsionin në KESH, por e pengon qartë e hapur?!
-Pse nuk hap dritën jeshile për disa kryebashkiakë apo ministra të tjerë që janë në prag të arrestimit?!
Pra shkurt e qartë: Erion Veliaj i duhej në burg Ramës. Rama është arkitekti dhe realizuesi i kësaj ngjarje. Arsyet u bënë disa e ishin më të forta se zgjedhjet!!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular