HomeAktualitetReshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për fundjavën! Temperaturat minimale deri...

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për fundjavën! Temperaturat minimale deri në -3 gradë Celsius

spot_img

Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore, sipas Shërbimit Meteorologji Ushtarak.

moti reshje vranesira diell

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Ditën e diel moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët  e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në jug.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4ballë.

479398082_1043310284460353_2296967355036333085_n
478601529_1043310351127013_6549805408858713557_n
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular