Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:05, ku një 28-vjeçar humbi jetën.
Viktima dhe 3 të aksidentuarit e tjerë raportohet se po udhëtonin me furgon për në punë.
Por, 28-vjeçari Gëzim Muçaj humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni u përplas me trafikandarësen.
Më pas, viktima dhe 3 pasagjerët në furgon kanë dalë të shohin dëmtimet e përsuara nga mjeti, por në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi duke i përplasur.
Për pasojë 28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.