HomeAktualitetEMRAT/Kuvendi i Shqipërisë shkarkon nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues...

EMRAT/Kuvendi i Shqipërisë shkarkon nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së

spot_img

Kuvendit i Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Gjatë seancës së sotme, Kuvendi shkarkoi me shumicë të thjeshtë votash të 11-të anëtarët e Këshillit, duke filluar nga Gëzim Podgorica, deri te Milena Selimi.

Gëzim Podgorica – 89 vota por, 5 abstenim, 4 kundër

Genc Përmeti – 91 vota por, 0 abstenim, 4 kundër

Leka Bungo – 95 vota por, 5 abstenim, 3 kundër

Albert Minga – 88 vota por, 6 abstenim, 6 kundër

Ardita Reçi – 92 vota por, 3 abstenim, 3 kundër

Dionis Papadhimitri – 92 vota por, 3 abstenim, 2 kundër

Edmond Tullumani – 96 vota por, 1 abstenim, 3 kundër

Engjëll Ndocaj – 94 vota por, 4 abstenim, 4 kundër

Ilir Keko – 89 vota por, 3 abstenim, 11 kundër

Mevlan Shanaj – 64 vota por, 12 abstenim, 15 kundër

Milena Selimi – 93 vota por, 3 abstenim, 4 kundër

Kujtojmë se Kuvendi nisi presionin ndaj institucionit drejtues të operatorit të vetëm publik në vend pasi Këshilli Drejtues me shumicë votash skualifikoi nga gara për drejtor të përgjithshëm të RTSH-së 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim.

Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

I vetmi që doli kundër kësaj vendimmarrje ishte kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nisi 6 muaj pasi dha dorëheqjen drejtori i mëparshëm i RTSH-së, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.

Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular