Në një postim në platformën “X”, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë thënë se “Ukraina meriton paqen përmes forcës”.
“Sot në Paris riafirmuam se Ukraina meriton paqen përmes forcës. Paqe duke respektuar pavarësinë e saj, sovranitetin, integritetin territorial dhe me garanci të forta sigurie. Evropa bart pjesën e saj të plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Në të njëjtën kohë ne kemi nevojë për forcim të mbrojtjes në Evropë”, thuhet në postimin.
