Këtë të martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.
