HomeAktualitet“Do të shpërthejë për 43 minuta”/ ALARMI për bombë tek shkolla private...

“Do të shpërthejë për 43 minuta”/ ALARMI për bombë tek shkolla private “Turgut Ozal”, reagon policia: Çfarë shkruhej në e-mail

spot_img

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do të shpërthejë për 43 minuta”.

Blutë informojnë se email ishte dërguar në gjuhën angleze ku thuhej se në ambientet e shkollës private në zonën e Misto-Mames ishte vendosur një bombë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular