Sot, datë 22 shkurt 2025, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Vlorë, zj.Alta Azizi Haluci sëbashku me Sekretaren Politike të PD Vlorë zj.Nada Mecorapaj, organizuan një takim entuziast me zonja demokrate të Vlorës, në të cilën isha i privilegjuar të isha i ftuar.
E nisa fjalën me mirënjohje ndaj zonjave e grave demokrate të Vlorës, sidomos atyre që kanë tregur qëndresë, përkushtim e mbështetje të pandarë ndaj Partisë Demokratike këto 12 vite.
Një mirënjohje dhe respekt të thellë përcolla ndaj zonjave drejtuese të Lidhjes Demokratike të Gruas Vlorë, duke nisur nga kryetarja e parë e saj shkrimtarja e shquar vlonjate, personalitet i kulturës kombëtare Vilhelme Vranari Haxhiraj duke vazhduar me zj.Saimira Xhindi, zj.Laureta Bejkosala, zj.Nexhmie Xhuveli e zj.Alta Azizi Haluci.
Zonjat demokrate kanë qenë një mbështetje parësore e rrugëtimit të Partisë Demokratike këto vite, sidomos në tre momente kyçe të saj, në vitet 1991-1996, ringritjen e Partisë Demokratike 1997-2005, dhe rithemelimin e PD 2021-2023.
U shpreha se sinergjizimi i përpjekjeve në këtë fushatë do të na bëjë të suksesshëm dhe fitimtar në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Përcolla pikat e programit të Partisë Demokratike, ku theksova se në qendër të këtij programi do jetë individi, do jetë familja.
Gjithashtu u shpreha se Partia Demokratike ka dhe një paketë të emergjencës, e cila do aplikohet 100 ditët e para të qeverisjes, e cila parashikon:
-Minimumin jetik prej 200 eurosh.
-Taksa e sheshtë 10%
-Paga minimale prej 500 eurosh.
-Paga mesatare prej 1200 eurosh.
-Karta e konsumatorit.
-Pensionet, rritje me 20% mbi minimumin jetik.
Dhe të gjitha këto realizohen me anën e politikave që kanë në thelb llogaridhënien, transparencën dhe ekonomicitetin, duke mos abuzuat me fondet publike dhe duke luftuar korrupsionin.
Në vazhdën e prezantimit të programit qendror të Partisë Demokratike dhe në rakordim të plotë me pikat e tij, ne do ndërtojmë dhe programin e PD për Vlorën.
Në takim përcollën mesazhet e tyre Sekretarja Politike e PD Vlorë zj.Nada Meçorapaj dhe kandidatet për Primare, kryetarja e LDG zj.Alta Azizi Haluci, nënkryetarja e PD Vlorë zj.Nada Daullja dhe ish-deputetja zj.Liljana Elmazi.
I urova suksese të gjithë kandidatëve që janë pjesë e procesit të Primareve, të cilat do mbahen në datën 1 mars 2025 dhe ritheksova vazhdimin e regjistrimit të emigrantëve tanë në Diasporë, të cilët kanë të drejtë për të votuar në këto zgjedhje.