Eurodeputeti nga Finlanda, Mika Aaltola, ka thënë se SHBA-të i kanë dhënë Bashkimit Evropian tre javë kohë për të rënë dakord mbi kushtet e dorëzimit të Ukrainës.
Përndryshe, amerikanët largohen nga Evropa.
Këtë njoftim ai e ka publikuar në median sociale X, duke ngritur kështu një alarm të radhës në rangun e diplomacisë evropiane
Aaltola shkruan në publikim:
“Shtetet e Bashkuara na kanë dhënë tre javë kohë për të rënë dakord mbi kushtet e dorëzimit të Ukrainës. Nëse nuk e bëjmë, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Evropa.
Trump i jep përparësi shqetësimeve të sigurisë së Rusisë tani dhe në të ardhmen.
Lërini ata të zotërojnë rrëmujën e tyre.
Kemi tre javë për t’u rritur”.