HomePolitikeCeremonia e pritjes për Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Tiranë, firmosen...

Ceremonia e pritjes për Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Tiranë, firmosen disa marrëveshje

spot_img

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për një takim me kryeministrin Rama.

Në këtë takim do të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe në fushën e energjitikës, por edhe në fusha të tjera.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, janë:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular