Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Berisha ka ndryshuar në qëndrimin e tij ndaj Sorosit, sepse ka qenë mik i madh i miliarderit. Ai përmendi edhe një detaj të vitit 2004 kur PD dhe PS bashkuan votat për të dekoruar Sorosin në këshillin bashkiak të Tiranës.
“Nuk e kam dashur kurrë Sorosin. Ka një gjë, po bëhet e kundërta. Berisha ka ndryshuar. Ka qenë miku më i madh i Sorosit. Një pjesë e madhe e fondeve i kanë kaluar qeverisë Berisha. Nga 2010-2011 e ka takuar në zyrë. Sorosi miku i madh i shqiptarëve. Nuk ka qëndrueshmëri.
Në 2004 Bashkia e Tiranës e dekoroi Soros me dekoratë dhe PD-PS u bënë bashkë si mik i madh i shqiptarëve. Kë Berishë të besojmë?
Këta fillojnë dhe armiqësohen me Sorosin kur nis reforma në drejtësi. Soros nuk po goditet se është pro-gej apo se është i majtë”, tha Mërtiri.