Një shpërthim me tritol ka tronditur Lezhën. Lënda plasëse ishte vendosur në një zyrë noterie, në pronësi të Fran Gjonit, i cili është edhe vëllai ish gjyqtarit Gjin Gjoni
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, janë identifikuar dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin e sulmit me lëndë plasëse ndaj noterit Fran Gjoni, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.
Ky i fundit, prej një viti, është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet