Empoli eliminoi dje Juventusin në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Ardian Ismajlit ia doli përmes penalltive ku i dha një goditje të rëndë “Zonjës së Vjetër”.
Një kualifikim historik për Empolin, që për herë të parë kap fazën gjysmëfinale. Sigurisht që festa ishte e madhe në dhomat e zhveshjes dhe një foto e gjithë skuadrës nuk mund të mungonte.
Foto e postuar nga Empoli është shpërndarë nga Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares shkuar: “Histori”.
Kujtojmë se në anën tjetër Empoli po lufton për mbijetesën në kampionat, pasi ndodhet në zonën e ftohtë të rënies.
