HomeAktualitetU nis në janar, zbret në Hënë sonda private “Blue Ghost”, ja...

U nis në janar, zbret në Hënë sonda private “Blue Ghost”, ja çfarë synohet

spot_img

Një sondë private, e pajisur me fshesë elektrike, trapon dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n, u ul të dielën në sipërfaqen e hënës. Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë.

Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë.

Qendra e kontrollit të fluturimit në Teksas konfirmoi uljen me sukses të sondës. Sonda “Blue Ghost”, që mban emirin e specieve të rralla të xixëllonjave, u lëshua nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë SpaceX.

Dy kompani të tjera pritet të ndërmarrin misione të ngjashme gjatë javëve në vazhdim. Misionet e reja drejt hapësirës u paraprijnë planeve të NASA-s për kthimin e astronautëve në hënë dhe synimeve për zgjerimin e eksplorimeve të hapësirës së largët./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular