HomePolitikeA do e kaloni dot oqeanin? Rama: E kaloj sa herë të...

A do e kaloni dot oqeanin? Rama: E kaloj sa herë të dua. Shumë shpejt do kem një surprizë për kënetën

spot_img

Nga Panairi i Turizmit në Berlin, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale.

Rama thotë se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë dhe se këtë vit presim gjysmë milioni gjermanë.

“Kapërcim i vargut të paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal. Vjet kishim afro 400 mijë turistë gjermanë, këtë vit synojmë të kapërcejmë 500 mijë, të paktën. 

Turistët gjermanë janë një lloj testi, pasi janë të ngadaltë por më pas tërësisht pushtues. Janë turistë nga të gjitha kategoritë, nga ata të aventurave nëpër male, por dhe nga ata që rrinë shtrirë gjërë e gjatë. Imazhi ka ndryshuar shumë”, tha ai

Përpara këtij misioni Rama thotë jo vetëm që nuk ka dorëzim, por nuk ka as lëkundje, as gjumë. 

I pyetur nga një komentues a e kalon dot oqeanin, pra të shkojë në SHBA, pas aludimeve të Sali Berishës, Rama u shpreh:

“Unë nuk kam pasur probleme i dashur por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh i sigurtë që unë e kaloj oqeanin sa herë të dua. Dua të të bëj një surprizë të këndshme ty e kënetës. Eh ç’na gjeti, a e kalon dot oqeanin thotë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular