HomePolitikeNga Meta, Mediu, Idrizi e Dule tek Jenisheri Gjuzi dhe Sazan Guri,...

Nga Meta, Mediu, Idrizi e Dule tek Jenisheri Gjuzi dhe Sazan Guri, cilët janë 25 aleatët e Berishës për koalicionin e “Shqipërisë Madhështore”

spot_img

Partia Demokratike nuk do të ketë koalicionin më të madh që ka realizuar ndonjëherë para zgjedhjeve, megjithatë ka arritur që të fusë në një listë jo pak por gjysmën e partive që do të marrin pjesë në 11 Maj. 

Në limitet kohore, rreth 20 minuta para skadimit të afatit të vendosur nga KQZ, demokratët kanë marrë edhe firmën e fundit në dokumentin prej 34 faqesh të dorëzuar pranë zyrës së Ilirjan Celibashit: atë të Shpëti Idrizit. 

Emri i koalicionit do të jetë “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në ndryshim nga emërtimi “Aleanca për Ndryshim” në 2021 dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në 2013.  

Koalicioni përmban 26 parti dhe drejtues i saj do të jetë Sali Berisha. 

Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e koalicionit, do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcakuar nga KQZ në këto zgjedhje. Në listën shumëemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti”, thuhet në marrëveshjen e depozituar në KQZ. 

Sali Berishën shkon në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në koalicion me 25 parti të tjera, si më poshtë:

– Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.

-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.

-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.

-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.

-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharrem Doda.

-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular