HomeKryesore“Pensionistët meritojnë dinjitet, jo lëmoshë”, Orjola Pampuri: Reforma e thellë në skemën...

“Pensionistët meritojnë dinjitet, jo lëmoshë”, Orjola Pampuri: Reforma e thellë në skemën e pensioneve do të garantojë një jetë më të sigurt për të moshuarit

spot_img

Nënkryetarja e Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Orjola Pampuri, thotë se qeveria i trajton pensionistët me lëmosh, duke theksuar se ata meritojnë pensione dinjitoze, si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.

Në një postim në facebook, ajo i cilëson bonuset si lëmoshë dhe jo zgjidhje për problemet reale, si pensionet e ulëta dhe koston e lartë të jetesës.

Pampuri përsërit zotimin e Demokratëve Euroatlantikë për një reformë të thellë të skemës së pensioneve, që përfshin rritjen graduale të tyre, reformimin e sigurimeve shoqërore dhe krijimin e skemave alternative për të garantuar një jetë më të sigurt për të moshuarit.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin, duke ndëshkuar ata që, sipas saj, kanë mbajtur peng të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë i Pampurit:

•Pensionistët nuk kanë nevojë për lëmoshë, por të marrin pensionin dinjitoz, si të njëjtët e tyre në Europë dhe në vendet fqinjë.

•Loja prej kllouni e kryeministrit, dhe e çdo pseudoeksperti pranë partive apo qeverive që ndër vite është tallur me kontributin e tyre, duhet të marrë fund e të mos vijojë më me skena jo dinjitoze për një brez që punuan shumë e s’morën asgjë.

•Bonusi i fundvitit apo ndihmat e njëhershme shpesh perceptohen dhe në fakt janë lëmoshe, duke mos adresuar realisht problemin kryesor:

•pensionet e ulëta dhe kostoja e lartë e jetesës.

•Një rishikim i thelluar i skemës së pensioneve do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe më afatgjatë.

Hapat konkretë në mbështetje reale të pensionistëve kanë të bëjnë me:

* Rritjen graduale të pensioneve përmes indeksimit me inflacionin dhe rritjen e pagave minimale.

• Reformimin e skemës së sigurimeve shoqërore, duke forcuar mbledhjen e kontributeve dhe duke reduktuar informalitetin.

* Diferencimin e mbështetjes për grupet më të rrezikuara, si pensionistët me kontribute të ulëta ose ata që jetojnë vetëm.

* Krijimin e skemave alternative të pensioneve, si fondet private që mund të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të pensionistëve në të ardhmen.

•Në vend të bonuseve të përkohshme, një politikë e qëndrueshme do t’u garantonte pensionistëve një jetë më dinjitoze dhe të qëndrueshme financiarisht.

•Dhe këtë mund ta bëjë një qeveri që nuk mendon që nëpërmjet tenderave dhe konçensioneve korruptive të pasurojë veten dhe miqtë e tyre, mund ta bëjnë profesionistë të mirë që nuk përfshihen në politike për të ndryshuar jetën dhe jetesën e tyre por për të kontrobuar që vendi i tyre të bëhet më i mirë.

•Kjo është në dorë tuaj më 11 Maj, që nesër mos të themi më në këtë vend nuk jetohet, me votë mund të ndëshkoni të gjithë ata që mbajtën peng të ardhmen e këtij vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular