Kelvis Balliu tha se primaret në Partinë Demokratike sollën potencial, ndërsa theksoi se procesi ishte tepër transparent.
Sipas tij nuk ka pasur asnjë ankimim për ndonjë pretendime për shkelje, ndërsa tha se gara ishte tepër transparente.
Balliu u shpreh se më të votuarit kanë qenë figura të reja politike, duke theksuar se “PD e ka derën e hapur për figurat e reja”.
“Që në 1920 kjo mund të jetë për një parti shqiptare reforma më demokratike e sjellë pa asnjë ankimim. Nuk ka asnjë ankimim që mund të ketë ndonjë pretendim për shkelje të procesit. Personalisht kam qenë në pikëpyetje për këtë proces. I vetmi që ka qenë i saktë në atë vendimmarrje ka qenë Sali Berisha, i cili ka kërkuar që vetëm vota vendos kandidaturat përfshirë këtu edhe disa kritere të tjera.
Bënë një reformim dhe një alternativë për të gjithë shoqërinë shqiptare. Nëse PD e bëri transparencën e sa live sesi votohet, në krahun tjetër shikojmë si zgjidhen kandidatët me Sky Ecc.
Në Tiranë 5 të votuarit janë figura të reja. Grigers Muçollari është një i ri, Kadiu më i votuari në qarkun e Tiranës është një fytyrë e re politike. Doktor Ilir Alimehmeti është një figure e re politike”, tha Balliu në emisionin “Open” në News24.