HomeAktualitetSot 27 vjet UÇK! Bujar Leskaj: Lavdi familjes Jashari, UÇK-së dhe gjithë...

Sot 27 vjet UÇK! Bujar Leskaj: Lavdi familjes Jashari, UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit, të rënë për Liri dhe Pavarësi!

spot_img

Nga Bujar Leskaj
27 vjet UÇK!

Natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Ishte hera e tretë që rrethohej kulla e familjes Jashari!

Betimi i Adem Jasharit: “Nëse duhet të vdesë dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime! Do të ishte betimi i LIRISË!

Flijimi i Adem Jasharit, Komandantit Legjendar dhe 54 pjesëtarëve të familjes së tij, do të ishte simfonia e qëndresës së pamposhtur të Kosovës, rrënjët dhe maja e historisë së luftës për liri dhe bëri që Kosova të mundë frikën dhe të hapë shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

Çdo 5, 6, 7 mars, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që i dha Kosovës aq shumë.

Madje dëshmoi se çmimi i lirisë është shumë i shtrenjtë, por më i çmuari.

Ademi Jashari lindi në Prekaz, më 28 nëntor të vitit 1955, një datë simbolike kjo, sepse përkon me 28 nëntorin e viti 1443, kur Gjergj Kastrioti ngriti Flamurin në Krujë dhe me datën tjetër të historisë, 28 nëntorin 1912, kur Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e Pavarësisë të Shqipërisë. Me qëndresën, përkushtimin, luftën e tij, Adem Jashari i tejkalon përmasat e heroit kombëtar, sepse vepra dhe akti vetëflijues me gjithë familjen, janë ngjarje unikale në Histori.

Epopeja e familjes Jashari është shkruar me gërma të arta në Histori, ashtu siç është shkruar në Histori me gërma të arta edhe sakrifica e Fehmi Lladrovcit, i cili përpara se të vritej iu drejtua bashkëluftëtarëve të tij me fjalët: “Ku ka ditë më të mirë se sot për të vdekur për atdhe. Mos u frikësoni, kush e ka dekën ka për të rënë në altarin e Lirisë. Kemi për të bërë luftë, që do të futet në analet e historisë.”

Lavdi familjes Jashari, UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit, të rënë për Liri dhe Pavarësi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular