HomePolitikeAgron Duka: PAA në mbështetje të banorëve të Tragjasit në Vlorë!

Agron Duka: PAA në mbështetje të banorëve të Tragjasit në Vlorë!

spot_img

PAA në mbështetje të banorëve të Tragjasit në Vlorë!

Banorët në fshatin Tragjas në Vlorë janë përplasur me policinë, në përpjekje për të ndaluar zbatimin e një projekti që devijon rrjedhën e përroit të tyre për të furnizuar zonat e reja të banimit që po krijohen në bregdetin e fshatrave të Himarës.

Vërtet uji është pasuri kombëtare dhe menaxhohet nga qeveria, por duhet të kujtojmë se rrjedhat apo rezervat ujore kanë diktuar në mijëra vite krijimin e vendbanimeve. Ata banorë e ngritën fshatin pikërisht aty, për shkak të rrjedhës së atij përroi që furnizon me ujë të pijshëm njerëzit, bagëtitë dhe ujit tokat.

Ndryshimi i rrjedhës së ujit, do të pamundësojë jetesën dhe do të detyrojë banorët të shpërngulen.

Qeveria do të duhet të mbështesë zhvillimin e zonave të reja, por kjo nuk mund të bëhet në kurriz të banorë që janë ngulur në atë vendbanim prej shekujsh.

PAA është në mbështetje të banorëve autoktonë!

Ne nxisim qeverinë të gjejë zgjidhje të ndërmjetme, për të mos pamundësuar jetesën në fshatrat që shtrihen në rrjedhën e këtij përroi.

Kjo bëhet e domosdoshme në kushtet kur ndryshimet e klimës kanë pakësuar rezervën ujore dhe gjatë verës këta përrenj pakësojnë në minimum sasinë e ujit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular