3 shqiptarë u dënuan me burg nga një gjykatë në Ipswich të Britanisë së Madhe për përfshirjen e tyre në trafik drοge. 24-vjeçari Azem Ferizolli, 34-vjeçari Halit Ferizolli dhe 23-vjeçari Genart Loca u shpallën fajtorë për “rolin e tyre të rëndësishëm” në rrjetin e trafikut të kοkainës në atë që njihet si linja “Franke”.
Azem Ferizolli u dënua me 8 vjet e 6 muaj, Halit Ferizolli u burgos me 9 vjet dhe Loca u burgos për 7 vjet. Detektivi Chris Townrow nga njësia e krimit të organizuar tha: “Ky ishte një operacion i gjerë proaktiv mes nesh dhe policisë metropolitane i cili ka çuar në ndjekjen e suksesshme të 3 anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti.
Shpresoj se ky rezultat dërgon një mesazh të qartë se ne do të vazhdojmë të ndjekim bandat në këtë mënyrë, kudo në Mbretërinë e Bashkuar që ato veprojnë. Dëmi që shkakton droga komuniteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk do të tolerohet” – tha ai.
Ky dënim erdhi pas atij të 5 personave të tjerë që u burgosën për rreth 15 vjet në lidhje me të njëjtin rast pasi u deklaruan fajtorë në 2023. Urdhër-arrestet për shtetasit shqiptarë ishin lëshuar që në korrik 2022.
Oficerët sekuestruan të paktën 50 000 £ në cash, dy ora Rolex me vlerë 25 000 £, sende të ndryshme, veshje, këpucë dhe çanta të stilistëve që arrinin në 10 000 £ dhe një makinë Toyota Prius me vlerë rreth 7 000 £. Ata zbuluan gjithashtu rreth 10 000 paund kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false