Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri. Mësohet se shefi i ri është Elvid Shehu, i cili aktualisht mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë Botë. Më parë ai ka mbajtur pozicione si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë- Botë apo Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.
Kujtojmë se Elvis Dervishi u shpall në kërkim pas një operacioni nga SPAK, ku u arrestuan dy oficerët e policisë, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj. SPAK zbuloi bisedat që të 3 ish-zyrtarët kishin zhvillaur në aplikacionin “SkyEcc” me eksponentë të botës së krimit.
Ata akuzohen se kanë ndihmuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me kultivimin e bimëve narkotikëve, si dhe duke u siguruar anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal siguri në këtë veprimtari të kundraligjshme.