HomeBotaGjykata e Lartë e SHBA urdhëron administratën Trump të zhbllokojë pagesat për...

Gjykata e Lartë e SHBA urdhëron administratën Trump të zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

spot_img

Gjykata e Lartë e SHBA ka urdhëruar administratën Trump të pajtohet me vendimin e një gjykate federale për t’i zhbllokuar pagesat për ndihmat e huaja.

Mediat amerikane raportuan se administrata Trump duhet të paguajë afro 2 miliardë dollarë për organizatat jofitimprurëse për punët që kanë kryer deri tani.

Gjykata vendosi me rezultatin 5 me 4 në favor të zhbllokimit të pagesave për ndihmat e huaja.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, pati urdhëruar ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular