Gjesti e ka pritur shumë keq prezencën e një nishani në kofshë të Eglit, duke konsideruar qimet sipër tij si gjënë më të shpifur që ka parë në jetë. Ai i ka kërkuar banores me urgjencë që ti heq qime, duke theksuar se një pamje e tillë e bën për të vjellë.
Ky moment, më pas është shoqëruar me injorim nga ana e tij për Egli, çka e ka bërë banoren të ndihet keq. Ndërsa kjo situatë është trajtuar në Primen e sotme, Gjesti vendosi të mos jap asnjë koment. Nga ana tjetër, Egli u shpreh se: Nuk e di se si është interpretuar jashtë dhe kam kërkuar me insistim që të mos komentohet kjo gjë pasi ndihem në siklet. Vetë tema, vetë gjëja duke qenë se është intime si gjë, është e sikletshme. Sidoqoftë, edhe mund ta trajtoj për mua por edhe shumë vajza të tjera që mund të ndodhen në këtë situatë.
Thjesht dua të bëj një parantezë se nëse Gjesti është shprehur në atë lloj forme në dhomën e rrëfimit, ka folur hapur me idenë se kjo gjë nuk do të trajtohet në Prime. Dhe së dyti sepse e ka natyrën që të flas pa pikë censure, pra se ka etikën që ti thotë gjërat me lezet. Nuk është hera e parë. Këtë kritikë i kam bërë jashtë, që duhet të jetë më i kujdesshëm. Kur fola me Danjën ka qenë sepse kam dashur të shprehem me dikë, jo sepse kam inferioritet. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të vihej kaq në dukje. Unë e dua shumë atë shenjë në trupin tim, sepse është diçka që e kam njëlloj me tim at, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën formë.