HomeSportVIDEO/ Turam dhe Lautaro shtyjnë Interin drejt çerekfinaleve të Champions, fitore në...

VIDEO/ Turam dhe Lautaro shtyjnë Interin drejt çerekfinaleve të Champions, fitore në Holandë me Asllanin si protagonist

spot_img

Interi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Fejenordin në transfertë.

Në një ndeshje ku Kristjan Asllani ishte titullar, gjithçka u vendos nga dyshja e sulmit Turam-Lautaro Martinez. Francezi ishte ai i cili shënoi golin e avantazhit pas përfundimit të një aksioni të nisur pikërisht nga mesfushori shqiptar, ndërsa Lautaro dyfishoi shifrat në pjesën e dytë të ndeshjes.

Zielinski kishte mundësinë të thellonte diferencën, por shpërdoroi një penallti në fraksionin e dytë të lojës. Megjithatë, edhe suksesi 2-0 i mjafton Interit për të marrë një avantazh të rëndësishëm që ia bën më të thjeshtë ndeshjen e kthimit në Milano në javën e ardhshme.

FEJENORD 0-2 INTER
38′ Turam, 50′ Lautaro Martinez

Penalltia e humbur nga Zielinski (VIDEO)

Goli i Lautaro Martinez (VIDEO)

Goditje e dënimit e Asllanit (VIDEO)

Goli i Turam (VIDEO)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular