Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, në zonë e njohur si “Kupola”, në Tiranë.
Mësohet se një ambulancë është përplasur me një automjet, ku siç shihet edhe në foto nga vendi i ngjarjes, aumbulanca ka përfunduar e përmbysur në rrugë.
Si pasojë e këtij aksidenit kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.