HomeKronikeEMRI/Shërbimi sekret zbulon kush ishte pasardhësi shqiptar i Dritan Rexhepit në Ekuador

EMRI/Shërbimi sekret zbulon kush ishte pasardhësi shqiptar i Dritan Rexhepit në Ekuador

spot_img

Sipas raporteve të inteligjencës së Ekuadorit dhe Evropës, pasuesi i Rexhepit në Ekuador ishte një tjetër bos shqiptar i Kompania Bello, Dritan Gjika. Ai dhe Rexhepi banonin në të njëjtën zonë ekskluzive në Samborondón, një nga lagjet më të pasura të Guayaquil.

Sipas medias në Venezuelë të cilës i referohet Top Channel, Gjika zotëronte restorante dhe biznese të shumta në Guayaquil, të cilat i përdorte edhe për kontrabandën e drogës. Nga 2020 e tutje, ai ndërtoi një rrjet të fuqishëm ekonomik dhe politik, duke krijuar një strukturë të fortë për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Ai përdorte një grup prej dhjetë kompanish – gjashtë në Ekuador dhe katër në Spanjë, përfshirë fabrika të kanabisit dhe plantacione bananesh.

Në 2023, emri i tij doli në dritë për shkak të lidhjeve të tij me Rubén Chérrez (i vrarë në nëntor të atij viti) dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso. Carrera u dënua për krim të organizuar si pjesë e një rrjeti kontratash të paligjshme në sektorin energjetik.

Duke e kuptuar se ishte ekspozuar, Gjika u arratis nga Ekuadori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular