Në këto tridhjetë e pesë vite demokraci, shumica e atyre që janë marrë dhe merren me politikë fjalët kryesore që përmendin në çdo moment si në takime, kafe, media apo rrjete sociale janë: standartet, parimet, ndershmëria, integriteti si dhe vleresimi i kontributit të njerëzve të grupit ku bën pjesë.
Fatkeqësisht, kur vjen puna tek aktet dhe veprimet, të gjitha këto çuditërisht harrohen dhe zerohen. Faktet janë kokëforta dhe koha e ka vërtetuar, sidomos kjo më e theksuar pas 9 shtatorit 2021.
Kur kemi qendruar për parime dhe vlera si grupim politik , është detyrim ndaj çdo njëri prej anëtarëve që ka besuar dhe beson në këtë rrugë që të zbatojmë ato vendime për të cilat kemi qenë dakord, kjo edhe për të konfirmuar vërtetësinë tonë në ato që kemi deklaruar.
Çdo njëri prej nesh është në të drejtën e tij për të ndjekur rrugën që gjykon që është e drejtë por kjo bëhet ndershmërisht dhe me peshën që ka secili prej nesh, por mbi të gjitha duke respektuar edhe rrugëtimin e bërë dhe njerëzit me të cilët është përshkruar ky rrugëtim.
Gjithsesi, koha është ilaci më i mirë për të vërtetat, edhe pse në këtë rast të vërtetat nuk kanë nevojë për kohë, janë të dukshme si drita e diellit. Thjesht janë të vërteta që të ngjallin keqardhje.