HomePolitikeRama në ‘Sy m’sy’: Mbyllim negociatat në 2027

Rama në ‘Sy m’sy’: Mbyllim negociatat në 2027

spot_img

Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me qytetarët në rrjetet sociale. Rama foli edhe për negociatat me Bashkimin Evropian. Ai tha se ka rënë dakord se do t’i mbyllin negociatat në vitin 2027.

“Di të them një gjë, për herë të parë qysh se kemi hyrë në procesin e materializimit të ëndrrës së madhe me thirrjen e duam Shqipërinë si Europa, na ndodh që të kemi një përputhje të rrethanave të brendshme me rrethanat e Europës dhe vullnetin e tyre për të na marrë brenda.

Kur ne filluam të bëhemi më të pranueshëm ata humbën dëshirën për zgjerimin dhe në këtë moment janë përputhur gjërat.

Ne hapën, ulëm në tryezë vjet dhe na është dhënë dhe kemi rënë dakord t’i mbyllim negociatat në vitin 2027. Nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër, Kroacisë i janë dashur 7 vite.

Mali i Zi ka vite e vite në këtë proces. Është përputhur me nevojën e tyre për të dhënë një sinjal që po shkojmë drejt një riunifikimi. Në mars do hapim grup-kapitujt e tjerë. Ky proces është me 1 mijë vet në punë që merren me negociatat.

Nuk ka asnjë minutë për të humbur, duhet të fokusohemi te ky proces. Duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë. Imagjino të hymë në historira me Kujtim Gjuzi, a kuptoni a jo. Ne na duhet Shqipëria në Be”-u shpreh Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular