Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë e angazhuar në Partinë Socialiste.
Rama u shpreh ndër të tjera se BE është projekti më i jashtëzakonshëm dhe anëtarësimi ynë në këët union do të jetë një ngritje e paparë morale në aspektin e të qënit i barabartë në shumë aspekte.
“BE është një game changer i jashtëzakonshëm por është një ngritje e jashtëzakonshme morale në aspektin e të qënit i barabartë me vulë, njësoj edhe në pasaportën tuaj nuk do shkruhet vetëm republika e Shqipërisë, por Bashkimi Europian. Të njëjta të drejta sepse një shqiptar nuk cohet dot në mëngjes që të shkojë në darkë në një vend të BE. Sot janë të ngatërruara gjërat. Në BE menjëherë Shqipëria bëhet si Pogradeci dhe Kroacia bëhet si Korca. Kemi të njëjta rregulla dhe aksese, por kemi institucione të vecanta të vetëqeverisjes
Ne në Europë ishim edhe kur erdhi Sudja me Rrapushin dhe morën në dorë financat e vendit me bekimin e Kujtim Gjuzit, ishim edhe kur ishim në diktaturë. Gjëja që na garanton futjen në BE ëshët që liria juaj individuale nuk do të cënohet më. Barazia juaj para ligjit nuk mund të diskutohet më nga askush. Askush nuk mund t’ju diskrimojë atje. Liria e gjithë e garantuar, këto gjëra nuk i kanë afganët që kanë dalë nga diktatura dhe prapë kanë rënë në situata të tmerrshme sepse nuk e kanë BE. BE është projekti më i jashtëzakonshëm politik dhe është ende i papërfunduar por nuk ka një gjë tjetër, në një botë ku Europa nuk është më fuqia që ishte në fuqinë botërore, BE është zgjidhja Krijimi i shteteve të bashkuara të Europës është zgjidhja.”