HomeKryesoreShemsi Prençi shpall kandidaturën për deputet: Koalicioni Euroatlantik mbështet Drejtësinë e Re...

Shemsi Prençi shpall kandidaturën për deputet: Koalicioni Euroatlantik mbështet Drejtësinë e Re në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

spot_img

Shemsi Pernçi ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Koalicionit Euroatlantikë, duke theksuar angazhimin e tij të palëkundur për drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.

Ai ka deklaruar se ky koalicion mbështet një politikë të hapur dhe demokratike, me lista të hapura, duke siguruar garë të ndershme dhe respekt për votën e qytetarëve. Pernçi theksoi se, si luftëtar i pandërprerë për liri dhe demokraci, do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe abuzimet politike. Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët, duke premtuar një politikë të drejtë dhe pa kompromise.

Postimi i Shemsi Pernçit

Të nderuar miqtë e mi në jetën e përditshme dhe në rrjetet sociale, të nderuar banorë të Qarkut Tiranë,
Si luftëtar i pakompromis me të keqen, jam rrjeshtuar me formacioni politik “Kualicioni Euroatlantik” për zgjedhjet e 11 Majit 2025, si një kualicion që mbështet Drejtësinë e Re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar, duke afruar modele për pastrimin e politikes nga krimi dhe korrupsioni.
Ndryshe nga politika e partive që bashkuan votat dhe mbyllën listat për të marrë peng votën e lirë dhe demokracinë, Kualicioni Euroatlantik siguron demokraci dhe garim sipas votbesimit qytetar me lista të hapura.
Unë jam ai që më njihni gjithë jetën dhe do mbetem një luftëtar për liri, demokraci dhe në luftë pa kompromis me krimin e korrupsionin sepse vetëm kështu mendoj se i shërbej popullit të rraskapitur nga politika e vjedhjes dhe grabitjes.
Forca dhe guximi im për të kërkuar mbështetjen Tuaj buron te ndershmeria dhe karakteri i fortë përballë fenomeneve negative, te ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, që meritojnë një politikë me fytyrë njerëzore, ndaj ju kërkoj të bëheni pjesë e rrugëtimit tim duke më mbështetur, për Shemsin që ju të gjithë keni njohur ndër vite, atë të drejtëpërdrejtin, që nuk bën kompromise mbi askënd e për asgjë!
Shqipëria meriton më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular