HomeKronikeVIDEO/Sherr mes vajzave në Vlorë, kapen për flokësh e godasin njëra-tjetrën. Çfarë...

VIDEO/Sherr mes vajzave në Vlorë, kapen për flokësh e godasin njëra-tjetrën. Çfarë ndodhi pasi ndaluan makinat në mes të rrugës

spot_img

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur këtë mbrëmje në mes të një rruge në qytetin e Vlorës. Pamje të rënda, ku disa vajza janë filmuar teksa përleshen fizikisht me njëra-tjetrën.

Fillimisht, në video shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata degradohet shpejt dhe përplasja fizike përfshin edhe vajza të tjera.

Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë nga përpjekjet e tij. Vajzat kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën.

Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë ngjarje është fakti se vajzat kanë ndaluar makinën në mes të rrugës për të zhvilluar këtë përleshje, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./BalkanWeb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular