HomeSociale7 marsi/Falenderimet e Bujar Leskajt: Të dashur mësues! Ju jeni Heronjtë e...

7 marsi/Falenderimet e Bujar Leskajt: Të dashur mësues! Ju jeni Heronjtë e përditshëm të dijes

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Të dashur mësues!
Të nderuar e respektuar mësues të Vlorës!
Për mua sot është një ditë shumë e veçantë. Ndërkohë që po festojmë, të rinj të FRPD u dhurojnë në mënyrë simbolike mësuesve të vjetër në qytetin tonë buqeta me lule, libra e kartolina të personalizuara, në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e tyre.

Vlora ka qenë shquar për breza e breza të tërë intelektualësh të mirëfilltë e mësuesish, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin vlonjat e atë shqiptar.

Matematicienë, fizikantë, gjuhëtarë, historianë, biologë, kimistë…

Me qindra mësues të fushave të ndryshme, përpara të cilëve përulet me nderim një qytet i tërë.

Sot është festa Juaj!

Ne jemi krenarë me Ju dhe me gjithë zemër Ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, shëndet e jetë të gjatë! Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që Ju i jepni nxënësve. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Të dashur mësues!

Ju jeni Heronjtë e përditshëm të dijes: Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma, koha, pasioni dhe përkushtimi juaj!

Përpara jush fjalët humbasin dhe varfërohen! Çdo thinjë juaja, çdo rrudhë është mishërimi i urtësisë dhe fisnikërisë.

Çdo fjalë e vështrim juaji është një mësim për ne.

Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre.

Në këtë ditë të shënuar nuk mund të le pa përmendur mësues e pedagogë të shquar të qytetit tonë, të cilët jo vetëm edukuan e mësuan breza të tërë nxësësish e intelektualësh të ardhshëm, por lanë një emër të ndritur në arsimin shqiptar, në shkencën shqiptare!
Figura të larta si: Xhevdet Kofina, Harilla Kuçuli, Konstandin Baltadori, Kristaq Suli, Nestor Nepravishta, Ibrahim Zejno, Dr. Abedin Elmazi, Vasil Mino, Akademik, Profesor Doktor Shaban Demiraj si dhe Vilhelma Vranari-Haxhiraj, Gëzim Zilja,Agron Mema,Daut Dauti,Xhemal Veliu do të kujtohen me dashuri e respekt të thellë nga gjithë Vlora.

Do të dëshiroja këtu të përmendja dhe të uroja veçanërisht të gjithë ata mësues, të cilët më mësuan, më dhanë dije nga dija e tyre, kulturë nga kultura e tyre dhe patën një kontribut të veçantë në formimin tim intelektual e qytetar.

Dëshiroj të falenderoj mësuesit e mi në shkollën 8- vjeçare “Ismail Qemali”, shkollën e mesme Industriale “ Pavarësia”,përpara të cilëve fjalët humbasin e varfërohen: Balil Resuli, Vasil Mino,Piro Mone, Luan Duka, Vllasi Gubera,Zhaneta Nova, Beirie Lulaj, Tefta Hajno, Dafina Brokaj, Aneta Bollano, Haxhire Alimerko,Suzana Xhafa,Kushulla Karalliu, Fejzie Osmani, Njazi Azizi, Petrit Meminaj, Fatmir Gjebrea, Frosina Papa, Arshi Sula etj

Të nderuar mësues!

Partia Demokratike gjithmonë ju ka vlerësuar dhe çmuar si njërën nga shtyllat mbi të cilat ngrihet e ardhmja e Shqipërisë.

Në këtë ditë ju nderojmë e përulemi me veneracion për punën dhe kontributin e madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Nëpërmjet programit për arsimin, Partia Demokratike synon që t’ju rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të vendosë arsimin në ato nivele që i takojnë.

Nje falenderim i veçantë dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit e mësueset pjesëmarrës në takimin-koktejl që organizuam sot ,më 7 Mars 2025.

Ju uroj nga zemra:Gëzuar 7 Marsin!❤❤❤❤❤

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular