HomePolitikeRama: Ambicia jonë të çojmë pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë...

Rama: Ambicia jonë të çojmë pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove!

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot  në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Gjatë fjalës së tij, teksa vlerësoi punën e mësuesve, Rama tha se ambicia e qeverisë është të çojë rrogën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove.

Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht mirë sot që më jepet mundësia të adresoj këtë audiencë me një përfaqësi të atyre grave e burrave, vajzave e djemve që kujdesen për fëmijët e Shqipërisë në të gjithë territorin e vendit tonë dhe besoj që e di shumë mirë se sa e vështirë duhet të jetë puna juaj në kushtet kur shumëçka ka ndryshuar për mirë, por dhe kushtet kur shumëçka tjetër ndryshon me shpejtësi marramendëse për shkak të teknologjisë.

Më vjen po ashtu shumë mirë që në atë shumëçka që ka ndryshuar për mirë kemi arritur tre gjëra shumë të rëndësishme të cilat duken në fakt, si tre gjëra që as nuk duhet të diskutoheshin ndonjëherë por ja që jo vetëm u vunë në diskutim, por u kthyen në një problem shumë të madh për gjithë komunitetin e mësuesve.

E para, autoriteti i mësuesit ishte një autoritet i nëpërkëmbur sa s’ka më keq për shkak të pasigurisë së plotë të vendit të punës dhe patjetër vjen pastaj e dyta që meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve  dhe në promovimin e mëtejshëm të tyre në karrierë ishte faktikisht e nëpërkëmbur sa s’ka më keq dhe e treta, shpërblimi i mësuesve që ishte jashtëzakonisht i pamjaftueshëm në kushtet ku sfida e të qenit mësues bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Sot kemi në të treja këto drejtime një situatë të përmbysur plotësisht, të gjithë mësuesit dhe mësueset e Republikës së Shqipërisë ose mësuesit dhe mësuesit e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht të lirë të kenë çfarëdolloj opinioni politik të duan, janë plotësisht të sigurt në vendin e tyre të punës dhe patjetër që janë edhe plotësisht të respektuar për kontributin e përditshëm që japin.

Së dyti, të gjithë ata që përfshihen në këtë komunitet njerëzish kaq të rëndësishëm për popullin tonë, për vendin tonë hyjnë jo më nga dyert e pasme të gjithfarë lidhjeve, por hyjnë nga një derë e vetme që është dera e meritokracisë përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” që prej vitesh tanimë është ligj dhe jo thjesht një nismë për të lehtësuar proceset e rekrutimit për ata që kanë meritat, por nuk kanë, nuk kishin lidhjet e duhura.

E treta, le ta ngrejë dorën kush ka menduar që në vitin 2024 ju do të kishit pagën mesatare 950 euro. Paga mesatare 950 euro është një fakt shumë domethënës i fuqizimit të vendit tonë ekonomikisht, por edhe i vullnetit për të fuqizuar mësuesit, për të fuqizuar buxhetet e tyre familjare dhe patjetër që është një pagë shumë dinjitoze por nuk diskutohet që nuk është absolutisht fundi por është një stacion në një rrugë ku ne përsëri do të rikthehemi tek pagat e mësuesve, do të rikthehemi tek pagat e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë kësaj Republike, që i shërbejnë njerëzve në këtë Republikë dhe sigurisht që ambicia jonë është për ta çuar pagën mesatare të mësuesve përtej 1000 eurove, pa diskutim.

Nuk dua të zgjatem, më është dhënë detyra të thërras këtu disa mësuese. Mesa pashë, nuk ka asnjë në gjininë mashkullore. Është njëri në fund, më fal, është njëri në fund, e kemi një hudhër në fund.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular