Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat që kontribuojnë çdo ditë në sistemin penitenciar.
Në këtë ditë simbolike, në çdo zyrë u dhurua një tulipan me dedikim, si një gjest vlerësimi për punën dhe përkushtimin e tyre.
Duke cituar Margaret Thatcher: “Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një grua”, Qose ka uruar: “Gëzuar 8 Marsin!”