HomeSociale7 dhe 8 marsi i veçantë vlonjatë, për traditën e mirë të...

7 dhe 8 marsi i veçantë vlonjatë, për traditën e mirë të mësimdhënies, dijes, kulturës që Vlora ka pasur në shekuj…

spot_img

Nga Rezenbrik Serjani
7-8 marsi simbolizojnë dy ditë dhe data të rëndësishme për realitetin tonë shoqëror, social e kulturor. Njëra, data 7 mars, lidhet me datën që simbolizon shenjtërinë e arsimimit, të dijes; datë kjo që lidhet në mënyrë direkte me figurën e ndritur të mësuesit, ndërsa data 8 mars simbolizon (në të gjithë botën), figurën e femrës, grave, zonjave, nënave, motrave dhe vajzave kudo në botë, për rolin e jashtëzakonshëm që figura e tyre ka në çdo shoqëri anembanë globit. Janë data që pothuajse përshëndeten, urohen, manifestohen nga çdo shtresë, grupim, qofshin këta të karakterit kulturor, politik, social,ekonomik, shoqëri civile etj, për forcën dhe mesazhin e madh që këto data përcjellin, herë si thirrje për ndryshim, kërkim të drejtash, proteste dhe here si manifest vlerash, vlerësimesh, përfaqësim e kontribut në shoqëri. Dje datë 7 mars, Deputeti dhe Drejtuesi Politik I Qarkut Vlorë, z.Bujar Leskaj organizoi një takim me mësues e arsimtarë, kontributi I të cilëve I kalon 3 apo dhe 4 dekada në mësimdhënie dhe jetën arsimore, sociale, kulturore, politike të qytetit të Vlorës. Mesazhet që u përcollën tregojnë qartazi rolin e madh që kanë mësuesit në jetën dhe zhvillimin e nje qyteti, ku siç theksoi dhe z.Leskaj “Pas prindit dhe fëmijëve, figura më e dashur për cdokënd është mësuesi”. Mirënjohja ndaj tyre, respekti dhe veneracioni janë të pashlyeshme perballë figurës që përfaqëson një mësues, të cilët gatisin të ardhmen e një vendi, me edukim, dije, nxitje për dashurinë ndaj atdheut dhe punës. Një gjetje dhe mesazh origjinal u dha dhe sot, datë 8 mars me anën e një aktiviteti, nën kujdesin e deputetit Leskaj, takim të cilin ja dedikoi figurës së shkrimtares së shquar vlonjatë Vilhelme Vranari Haxhiraj. Zj.Vilhelme Vranari Haxhiraj përfaqëson një figurë poliedrike, ku ndërthuren vlerat e të qenurit studiuese, virtytet e shkrimtares dhe cilësitë e veprimtares politike e shoqërore, duke e konsoliduar ndër vite figurën e saj, emri I së cilës është gdhendur në altarin e kulturës kombëtare. Kjo gjetje, ky dedikim, për këtë 8 mars na përcjellë disa mesazhe, të lidhur jo vetëm me datën simbol por dhe me realitetin tonë shoqëror: -Zj.Vilhelme është përfaqësuese e denjë e figurës së femrës shqiptare . -Zj.Vilhelme është përfaqësuese e denjë e kulturës sonë qytetare . -Me punën titanike (numërohen mbi 65 vepra të saj) ka lënë një trashëgimi të pasur, me të cilën perfaqesohemi jo vetëm si qytet por edhe si komb. Veprimtari, takime, simbolika të tilla duhet të jenë shembull për punën, dhe një leksion për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët përveç postimeve modeste, klishe dhe të vit pas vitshme, të cilët të ngjallin emocion të papërfillshëm, sado bukur I orientojnë fjalitë dhe figurat letrare, nuk bëjnë asgjë tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular