HomePolitikePROFIL/Pëllumb Seferi, koha që tironsit të përfaqësohen me djalin e tyre në...

PROFIL/Pëllumb Seferi, koha që tironsit të përfaqësohen me djalin e tyre në Parlament

spot_img

Ende nuk ka nisur zyrtarisht, por sot 2 muaj është dita e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025. Numri i subjekteve politike të regjistruara është më i madh se herët e tjera. Janë PD e ndjekur nga disa kioska politike, PS me fuqinë që i jep pushteti të cilën e përdor kryesisht në zgjedhje, si dhe disa forca politike të reja që kanë kryetar. por jo struktura dhe anëtarë.
Surpriza në këto zgjedhje është Koalicioni Euroatlantik i cili do të hyjë në këtë garë me frymë dhe program europian, me kandidatë potencial dal prej qytetarëve. Kjo është rruga e marrjes pjesë në zgjedhjet e 11 majit, në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për kthimin e vulës së rrëmbyer nga trekëndëshi i Bermundës, pretenduar nga Demokratët Euroatlantikë.
Janë mbi 55 kandidatë për deputetë që Lulzim Basha i ka prezantuar tashmë dhe pritet që kjo listë të plotësohet në ditët në vijim dhe çohet në KQZ.
Njëri prej tyre në kryeqytetin shqiptar Tiranë është një zotëri që gëzon respektin e komunitetit ku ka lindur dhe është rritur. Emri i tij për çfarë ka bërë si qytetar, jo vetëm personalisht, por dhe familjarisht është gdhendur në komunitetin tiranas, por dhe është shkruar në defterët e të ardhurve në kryeqytet, si një mik dhe njeri i mirë.
Quhet Pëllumb Seferi një familjar model dhe besimtar. Njihet gjerësisht në Tiranë, veçanërisht në rrethet e djathta, por për qytetarinë që rrezaton, mirësinë, mirësjelljen dhe etikën e komunikimit gëzon respekt më gjerë.  Zoti Seferi për nga mbiemri e ka patur “çatinë” e ngritur për çfarë prindërit i kanë lënë si pasuri, një emër të mirë, por ndonëse kjo ka qenë një armë e fortë për të, po aq ka qenë një sfidë personale për ta lartësuar më tej emrin e familjes. Për të gjithë aktivitetin e tij social dhe politik Pëllumb Seferi ka ditur të ia dal. I lindur në një familje të thjeshtë qytetare të Tiranës ka mundur të marrë më të mirën prej tyre për të qenë i edukuar, për të respektuar të tjerët, e pse jo dhe falur ata që pa dashje dhe mund ta kenë lënduar. Kjo është forca e karakterit të tij, të cilën e ka shfaqur jo pak herë. Djaloshi i lindur dhe rritur në Tiranë, aty ku ka nisur të thërras nënë e babë,  të pijë ujë në çezmat dhe luaj me shokët e lagjes, të mësojë shkronjat e para të alfabetit, të vrapojë rrugicave të Tironës, aty ku ka kontribuar ndër komshinj, lagje apo më gjerë, aty ku ka punuar dhe punon çdo ditë, por duke ruajtur të pastër fytyrën në raport me qytetarët, aty ku ka trokitur pa droje për të kërkuar të dilnin në zgjedhje bashkëqytetarët dhe votuar forcën politike ku ka aderuar prej themelimit, sot do të trokas për veten e tij.
Si kandidat i Demokratëve Euroatlantik Pëllumb Seferi është pjesë e listës së Partisë “Koalicioni Euroatlantik” për Tiranën. Vjen në këtë sfidë në një moment aspak të mirë politik kur xhaketat e vjetra janë bërë bashkë për të mbrojtur interesat e tyre dhe sulmuar drejtësinë, por Pëllumb Seferit i pëlqejnë sfidat. Ai është i gatuar politikisht djathtas. Me modestinë që e karakterizon, kokën poshtë më shumë punuar sesa folur, z.Seferi është anëtarësuar në Partinë Demokratike që në fillimet e krijimit, e ka ndjekur shkallët e karrierës nga anëtar i thjesht, kryetar dege dhe deri Anëtar Kryesie duke qenë gjithnjë në PD e patur si prioritet në rrugëtimin e tij politik; Parimet.
Si një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin e Tiranës, si kryetar i degës së Partisë Demokratike në Njësinë 8, e sot Demokratëve Euroatlantik në Tiranë krah Lulzim Bashës, ai ka treguar vendosmëri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për t’u qëndruar parimeve në politikë, për të qenë i vëmendshëm ndaj nevojave të qytetarëve për çdo rast dhe iu gjendur atyre sipas mundësive. Prej ditëve të para të Demokracisë Pëllumb Seferi guxoi të merrej me biznes për të qenë sot një histori suksesi.
Kjo nuk ka mjaftuar, por si një tirons me zemër të madhe shpesh ka ndihmuar në heshtje mjaft familje në nevojë pa qenë nevojë për bujë.
Për gjithçfarë renditëm për të, emri i z.Seferi është një garanci në qytet, e njeh mirë Tironën sepse angazhimi i tij ka qenë sistematik për të dhënë më të mirën për të përmirësuar jetën e përditshme të bashkëqytetarëve të tij. Me ndershmërinë si virtyt, ai synon të sjellë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme në politikë. Zoti Seferi mendon se është ky momenti, është pikërisht radha e tij, është radha e tironsve të kenë përfaqësimin në Parlament. E ndoshta ka të drejtë, sepse PD nuk ka patur një histori të mirë përfaqësimi me tironsit, për arsyet të cilat nuk i dimë.
I gatuar në “furrën blu”, me një energji që e karakterizon, një emër të pakompromentuar si dhe një eksperiencë edhe profesionale mbresëlënëse Pëllumb Seferi do të trokasë në dyert e tironsve të tij, por jo vetëm dhe banorëve të Tiranës, miqve pa fund, për të kërkuar mbështetjen e tyre me votë që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë pas datës 11 maj.
Do të trokasë tek bashkëqytetarët e tij i bindur se do t’i përgjigjen. Pëllumbi është njëri i fjalës së mbajtur dhe besës. E ka treguar çfarë do të thotë përgjegjësi ndaj besimit që të jepet dhe nëse kjo përgjigjie do t’i vij, ai kurrë nuk do t’i zhgënjejë, por do të jetë një zë i fortë qytetar në Parlament. Qytetarët e Tiranës duke votuar Pëllumb Seferin kanë çuar në Kuvend dhe një profesionist.
I diplomuar për Juridik Pëllumb Seferi ka spikatur në të gjithë detyrat që ka mbajtur në administratën shtetërore ku shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë prioritet absolut i tij. E ka treguar këtësi specialist në zyrën juridike në ministrinë e Bujqësise, Inspektor në Ministrinë e Drejtësisë apo dhe Drejtor i Qendrës ekonomike për Zhvillim dhe Edukim në Bashkinë Tiranë. Pëllumb Seferi, kandidat për Koalicionin Euroatlantik meriton mbështetjen e të gjithëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Tiranën. Çdo demokrat e ka për nder të jetë i përfaqësuar nga Pëllumb Seferi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular