Menjëherë pas prezantimit si kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Durrës, kam nisur takimet derë më derë, duke u parë sy më sy, duke shtrënguar duart pa droje me qytetarët në Durrës të Ri e zonat përreth, me ata që ndajmë bashkë të përditshmen, brenda dhe jashtë Shqipërisë, me ata të cilët kemi bërë shumë beteja elektorale, kemi ndarë të mirën dhe të keqen bashkë.
Të nderuar miq. Nga 4-9 marsi pata kënaqësinë të isha në Londër ku takova shumë shqiptarë mes tyre shumë zgjedhës të qarkut Durrës të cilët do të votojnë më 11 maj Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët e tij.
Në këtë takim shoqëruar me këtë foto jam me bashkatdhetarët në Chingford Londër, ku ndjeva kënaqësi që mes nesh të ishin; Av.Naim Hasani një emër i njohur në Angli dhe Shqipëri për kontributin në ndihmë të shqiptarëve si dhe kreu i Demokratëve Euroatlantik dega Britani e Madhe, sipërmarrësi i suksesshëm dhe qytetari shembull Gazment Cufaj dhe veprimtari i palodhuri, demokrati i kristaltë Halil Kabashi.
Mes nesh ishin mjaft qytetarë të ndershëm dhe respektuar miq të mi, të cilët kanë marr rrugën e emigrimit për një jetë më të mirë sepse kjo nuk është mundësuar në Shqipëri nga keqqeverisja e tranzicionit 34 vjeçar. Sikurse çdo shqiptar i ndershëm që e do Atdheun, ata janë të shqetësuar për udhëkryqin ku gjendet sot vendi ynë, duan të jenë pjesë e vendimmarrjes më 11 maj dhe me votën e tyre të sjellin ndryshimin i cili sipas tyre përfaqësohet nga një politikë e re dhe personalitete të pakorruptuara dhe inkriminuara.
I ftova vëllezërit dhe motrat që takova të votojnë më 11 maj, iu kërkova votën për formacionin politik që përfaqësoj si për Sami Osmanin si një prej kandidatëve për deputetë në këtë listë.
Shqipëria meriton më Shumë. Ne do ta dalim!