HomeAktualitet“Mëkati korruptiv po i çon në burg”/ Famullitari i Shkodrës: Politikanët shqiptarë...

“Mëkati korruptiv po i çon në burg”/ Famullitari i Shkodrës: Politikanët shqiptarë janë shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit

spot_img

Famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj sulmoi ashpër politikanët shqiptarë, duke i konsideruar si shtresën më injorante dhe më të ulët të popullit shqiptar.

Përpara besimtarëve, ai nuk i kurseu ironitë për deputetët dhe zyrtarët që kanë përfunduar në burg.

Vëreni këta politikanët tanë. Me këtë situatë që është krijuar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë fare janë, dhe më vjen keq për ta, sepse më duken shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit shqiptar.
 
Nuk është problemi tek ajo që mbledhin, por nxjerrin në pah varfërinë e shpirtit të tyre. Atë mizerien e brendshme. Njerëz të cilët jetojnë vetëm për të pasur diçka dhe shpërfytyrojnë natyrën e tyre duke përfunduar në burg.
 
Si more, në burg ti? Të kemi votuar për të na bërë mirë. S’kemi problem, bëni mirë edhe për veten tuaj, por mos abuzoni deri në atë pikë sa të na merrni në qafë. Sa të na hiqni bukën e gojës, sidomos atij që lufton ashpër çdo ditë vetëm për bukën e përditshme.

Aty është e pafalshme. Mëkati të çon në vdekje, prandaj mëkati i korrupsionit të çon në burg. Të çon në burg! Thotë Krishti, herët a vonë, çdo gjë do të dalë në dritë. Kanë etje për pushtet të shkretët, prandaj devijojnë. Si nuk doli një të thotë: ‘Kam etje për të shërbyer?”, tha Dom Vlash Palaj.

Famullitari Palaj foli edhe për kohët e vështira gjatë regjimit komunist, ndërsa u shpreh me keqardhje se ende në ditët e sotme ka persona që e duan atë sistem duke e cilësuar si një tundim të djallit që një pjesë të popullit shqiptar i ka shpërlarë trurin.

Këto predikime Palaj i bëri në këtë kohë të kreshmeve që për të krishterët paralajmëron ardhjen e Pashkës dhe që shërben ndër të tjera edhe si moment reflektimi e pendese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular