HomeKryesoreRama-Manastirliu në shkollën e re “Angela Merkel”: 19 shkolla të reja në...

Rama-Manastirliu në shkollën e re “Angela Merkel”: 19 shkolla të reja në Kamëz, me standarde europiane

spot_img

Manastirliu: 30 milion euro financim nga qeveria për projektet e bashkive për shkolla të reja

Kamëz, 10 Mars – Një tjetër shkollë e re do të hapë dyert së shpejti në Kamëz. Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, një shkollë krejtësisht e re, që i shtohet shkollave të rindërtuara në Kamëz. Gjatë inspektimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nënvizoi rëndësinë e këtij investimi për t’iu siguruar nxënësve kushte të denja për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre. Shkolla “Angela Merkel” i shtohet 18 institucioneve të reja arsimore të Bashkisë Kamëz, e cila do të hapë dyert në shtator të këtij viti, me 38 klasa, 10 laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative për 1,300 nxënës dhe duke eleminuar turnet e dyta në shkollat ekzistuese “Hillary Clinton” dhe “100-vjetori”. Ky investim prej 6.5 milionë euro, është pjesë e startegjisë së qeverisë shqiptare me mbështetjen e qeverisë gjermane për modernizimin e infrastrukturës arsimore.
“Kjo është një shkollë me standarde europiane. Janë 19 shkolla të reja në 4 vite në Kamëz. Në shtator hapëm 40 shkolla të reja dhe të rindërtuara në të gjithë vendin, ndërkohë që tashmë kemi mbyllur fazën e aplikimit për projekte, për rreth 30 milion euro për të gjitha bashkitë për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave”, tha Manastirliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular